Strukturimi institucional
Stejt Departamenti Amerikan, respektivisht Qeveria Amerikane (www.state.gov) dhe agjencioni për zhvillim ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (www.usaid.gov), paraqesin dy organizata të veçanta që funksionojnë nën kompetencat e Sekretarit shtetëror Amerikan. Bashkëpunimi i tyre është orientuar drejtë çështjeve ndërkombëtare diplomatike afatshkurte si dhe drejtë përpjekjeve afatgjate lidhur me ndërtimin e institucioneve dhe kapaciteteve.
Prezenca e SHBA-ve në Maqedoni
Misioni i SHBA-ve në Maqedoni në vete ngërthen Agjencionin për zhvillim ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (УСАИД), Stejt Departamentit Amerikan si dhe nga shumë bashkëpunëtorë profesional nga disa institucione dhe agjenci me rëndësi parësore të shteteve amerikane. Si shembull ilustrues mund të merret Trezori i SHBA-ve i cili bashkëpunon me Qeverinë e Maqedonisë, lidhur me çështje që kanë të bëjnë me tatimin dhe bixhetin e vendit. Ministria amerikane e drejtësisë, e njohur si Department of Justice, përkrah programet për zhvillimin e organeve për implementimin e ligjeve, punën e gjyqeve, prokurorëve si dhe të programeve për lutë kundër tregëtisë me njerëz. Ministria Amerikane për siguri nacionale, bashkëpunon me pushtetin e Republikës së Maqedonisë në fushën e bashkëpunimit të sigurisë ndërkufitare dhe te doganave, ndërsa Ministria Amerikane e mbrojtjes e njohur si Department of Defense, bashkëpunon dhe përkrah programet për modernizimin dhe avansimin e aftesive mbrojtëse të Maqedonisë dhe përforcon aftësitë e saja kundejt forcave tw armatosura të vendeve të ndryshme. Si pëfundim i këtij organizimi, shtetasit e SHBA-ve, në Republikën e Maqedonisë, në mënyrë vullnetare ofrojnë shërbimet e tyre nëpërmjet Forcave Amerikane të paqës.
Misioni i USAID-it në Maqedoni është aktiv në tri fusha kryesore:
Përparim dhe rritje të përshpejtuar ekonomike,
Përkrahje të zhvillimit të Institucioneve demokratike dhe,
Përkrahje drejtë edukimit apo shkollimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për integrim dhe funksionim efektiv në një ekonomi bashkëkohore
(në milionë doll. Amer.) |
2003 |
2004 |
2005 |
2006 |
Fondi i përgjithshëm |
49,999 |
38,770 |
37,000 |
39,000 |
|
|
|
|
|
Prioritetet |
2003 |
2004 |
2005 |
2006 |
II. Rritja ekonomike |
12,505 |
10,350 |
12,050 |
13,248 |
II. Demokracia dhe reformat në pushtet |
15,845 |
11,750 |
11,780 |
10,931 |
III. Tranzicioni social |
6,730 |
8,200 |
7,275 |
8,345 |
IV. Iniciativat e veçanta |
4,560 |
0 |
0 |
0 |
V. Programe horizontale |
4,409 |
4,320 |
3,720 |
3,980 |
VI.Тransfer |
5,950 |
4,150 |
2,175 |
2,496 |
Në vitin 2010, u promovua strategjia e re për ndihmë dhe përkrahje zhvillimore, për periudhën vijuese trivjeçare.
Për informata më të detajuara lidhur me projektet e përfunduara si dhe ato në zhvillim, mundeni të vizitoni linkun në vijim:
www.sep.gov.mk/cdad
Personat për kontakt pranë SÇE-së janë:
Sofçe Zafirovska
Udhëheqës i sektorit për ndihmë dhe përkrahje bilaterale dhe multilaterale.
e-mail: sofce.zafirovska@sep.gov.mk
Tel: (02) 3200 243