Strukturimi institucional dhe funksionimi
Pë formulimin dhe implementimin e politikës zviceriane lidhur me bashkëpunimin zhvillimor, përkujdesen dy agjencione:
Agjencioni zvicerian për zhvillim dhe bashkëpunim i njohur nën akronimin CDC, që është pjesë e Ministrisë Federale për punë të jashtme. Ky agjencion përkrah programet menaxhuese që kanë të bëjnë me zhvillimin e ekonomisë dhe prezervimin e ambientit jetësor, dhe njëkohësisht bën koordinimin e politikës zhvillimore të Zvicrës (www.deza.admin.ch);
Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike i njohur si SECO, është qendra që mban përgjegjësinë për të gjitha çështjet kyçe të lidhura me politikën ekonomike të vendit. Përveç politikës së brendëshme dhe politikës për tregëti me jasht, ky agjencion është i kyçur edhe në përpjekjet dhe planet lidhur me zvogëlimin e varfërisë, program ky që realizohet në formë të ndihmës për zhvillim ekonomik. (www.seco-admin.ch).
Agjencioni i parë, disponon me shumën prej 75%, ndërsa i dyti me 13%, të shumës/buxhetit të përgjithshëm zvicerian akorduar për ndihmë bilaterale zyrtare zhvillimore, e njohur si ODA.
Prezenca zviceriane në Republikën e Maqedonisë
Mandati i SECO-s
Përkrahja dhe ndihma zviceriane për Maqedoninë nënkupton edhe si vijon:
Programi zvicerian për kulturë ne R e Maqedonisë i njohur si PRO-HELVETIA
Programi zvicerian për kulturë ne R e Maqedonisë PRO-HELVETIA me seli në Shkupt, përkrah dhe ndihmon projekte të organizatave dhe asociacioneve që kanë të bëjnë me kulturën, si dhe me kreatorë të ndryshëm që krijojnë në fushën e kulturës bashkëkohore, artit, muzikës, teatrit, vallëzimit, letërsisë dhe artit vizual. Ky program në fokus ka përkrahjen dhe ndihmesën e projekteve maqedonase nga fusha e kulturës dhe synon krijimin dhe themelimin e organizatave të pavarura që merren me këtë veprimtari si dhe të pasurojë edhe më shumë bashkëpunimin bilateral dhe multilateral nga fusha e kulturës në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon. Përkrahja dhe ndihma realizohet nëpërmjet të projekteve për rindërtim dhe zhvillim të kapaciteteve zhvillimore me karakter afatmesëm dhe afatshkurtër, që kontribuojnë për këtë qëllim. Në galerinë e Programit, realizohen ekspozita të ndryshme ku tregohen dhe shfaqen artistë nga Zvicra dhe eksopnohen veprat e tyre qofshin ato në nivel lokal apo shtetëror. Të gjitha këto kanë interes të vecantë për kulturën zviceriane dhe atë maqedonase në përgjithësi, dhe të njëjtat nuk lejohen të eksponohen në galeritë komerciale.
Zyra rajonale për ndërtimin e paqës
Sektori IV-rt, që merret me çështje politike pranë Minsitrisë për punë të jashtme të Zvicrës, përkrah programe nga fusha e të drejtave të njeriut dhe stimulon paqën nëpërmjet të kontributeve, angazhimeve dhe iniciativave bilaterale dhe multilaterale që i realizon nëpërmjet të së ashtuquajturit Grup zvicerian i ekspertëve.
Programet në fjalë janë të orientuar drejtë ztimulimit të paqës dhe pajtimit ndërmjet popujve dhe kulturave, duke synuar vëndosjen e sistemeve demokratike që e realizojnë nëpërmjet shtypit publik dhe aktiviteteve të ndryshme politike.
Linqe plotësuese:
http://www.deza.ch/countrydoc.php?userhash=34513438&l=e&navID=132
http://www.sippo.ch/cgi/sippo/programms.asp?mode=1
http://www.pro-helvetia.org.mk/projects-mkd.html
Personat për kontakt pranë SÇE-së janë:
Sofçe Zafirovska
Udhëheqës i sektorit për ndihmë dhe përkrahje bilaterale dhe multilaterale.
e-mail: sofce.zafirovska@sep.gov.mk
Tel: (02) 3200 243
&
Јovan Despotovski
e-mail: jovan.despotovski@sep.gov.mk
Tел: (02) 3200 138