Në vitin 2010, ndihma e përgjithshme norvegjezëe për Republikën e Maqedonisë, kapte shifrën prej 5 milionë Euro. Përveç kësaj ndihme, Maqedonisë iu akorduan edhe shuma të konsiderueshme nga mjetet që ishin në dispozicion për qëllime zhvillimore rajonale.
Sektorët me prioritet të programit të ndihmës bilaterale norvegjeze, që vendosen në dispozicion dhe menaxhim nga Ministria e punëve të jashtme të Norvegjisë, janë si vijon:
- Qeverisja e mirëfilltë
- Energjia, mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimaterike
- Paqa dhe bashkëjetesa
- Rritja e shkallës së punësimit
Ministria e punëve të jashtme të Norvegjisë në Oslo, Sektori për Ballkanin perëndimor, menaxhon dhe vë në dispozicion një shumë prej 66% të ndihmës bilaterale, për Republikën e Maqedonisë. (s-vb@mfa.no).
Аmbasada e Norvegjisë në Shkup, (emb.skopje@mfa.no) disponon me fnd prej, përafërsisht 0.187 Euro, për projekte të vegjël në Maqedoni, mjete këto që shfrytëzohen sipas kriteriumeve të vendosura nga shteti norvegjez dhe vetë Ambasada.
Programi norvegjez për bashkëpunim bilateral nëpërmjet projekteve
Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë, nëpërmjet të Sekretariatit për çështje europiane dhe Ministrisë së punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, filluan bashkëpunim i cili realizohej në suaza të Programit vjetor për bashkëpunim bilateral nëpërmjet projekteve , i cili fillimisht u realizua me nënshkrimin e një Memorandumi për mirëkuptim bilateral, nënshkruar me datë 06 korrik 2004, dhe të një Adendumi ( anex ) të nënshkruar me datë 03 mars 2006. .
Shumat vjetore të ndihmës ndryshojnë dhe mvaren nga buxheti vjetor i Norvegjisë. Qëllimi i Ministrisë së punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, është që Programi për bashkëpunim zhvillimor bilateral nëpërmjet projekteve të arrijë përafërsisht 30% nga shuma e tërëishme vjetore e ndihmave norvegjeze dedikuar Republikës së Maqedonisë.
Fokusi i ndihmave bilaterale norvegjeze qëndron në integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike . Implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit , paraqet një parakusht shumë të rëndësishëm në kontekst të një procesi integrues më të gjërë të vendit në strukturat që synon. Аkcenti vëndoset në përpjekjet e Maqedonisë drejtë plotësimit të kushteve të kërkuara për anëtarësimin e vendit në UE, si dhe implementimin e Marrëveshjes për stabilizim-asociim të vendit, nëpërmjet të forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të së drejtës, të drejtave të njeriut, si dhe stimulimin e zhvillimit të qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit në përgjithësi. Gjithashtu vlen të përmendet edhe fakti që ndihma e programuar do të kontribuojë drejtë krijimit dhe zhvillimit lidhjeve më të forta ndërmjet institucioneve dhe organizatave në Republikën e Maqedonsië dhe Mbretërine e Norvegjisë.
Për informata më të detajuara lidhur me projektet përfunduara si dhe ato në realizim të sipër, mundeni të vizitoni faqen vijuese: www.sep.gov.mk/cdad
Personat për kontakt pranë SÇE-së janë:
Sofçe Zafirovska
Udhëheqës i sektorit për ndihmë dhe përkrahje bilaterale dhe multilaterale.
e-mail: sofce.zafirovska@sep.gov.mk
Tel: (02) 3200 243
Јovan Despotovski
e-mail: jovan.despotovski@sep.gov.mk
Tел: (02) 3200 138