Lajme
12.7.2016 16:11
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë, z. Martin Bezak.
Zëvendëskryeministri në takim uroi Republikën e Sllovakisë për marrjen e kryesimit me Këshillin e BE-së dhe dëshiroi zbatim të suksesshëm të programit duke pritur se mbështetja e Sllovakisë për integrimin euro–atlantik të Maqedonisë, mbështetjen bilaterale si dhe ajo në kuadër të grupit të Vishegradit do të konfirmohet edhe gjatë kohës së kryesimit, dhe samitit të ardhshëm të NATO-s në Varshavë.
Në takim u diskutua edhe perspektiva euro–atlantike e vendit, si dhe gjendja aktuale politike duke theksuar se fokusi kryesor i gjithë aktorëve duhet të jetë në drejtim të zgjidhjes së sfidave politike, por edhe në aspektin e zbatimit intensiv të Reformave Urgjente Prioritare.
Zëvendëskryeministri Ademi shpreson në vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke pasur parasysh prioritetin e agjendës së kryesimit të Sllovakisë për vazhdimin e politikës së zgjerimit pa marrë parasysh ngjarjet në BE.