Lajme
12.7.2016 15:56
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi, sot realizoi takim me ambasadorin e ri të Republikës së Greqisë, të sapoemëruar në vendin tonë, Sh.T. Dimitris Janakakis.
Në fillim të takimit, Zëvendëskryeministri Ademi uroi zotin Janakakis për emërimin e tij si ambasador në vendin tonë, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm.
Ademi theksoi se masat që ndërmerren për ndërtimin e besimit, janë hap i rëndësishëm për promovimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, dhe iu referua ngjarjeve pozitive gjatë viteve të fundit, të shënuara përmes vizitave të përfaqësuesve të lartë të dy vendeve, si dhe takimeve teknike në nivel të lartë që realizohen në vazhdimësi, me shpresë se këto praktika, veç më të vendosura për konsultime profesionale lidhur me çështje që kanë të bëjnë me BE-në, do të vazhdojnë edhe më tej.
Në takim u përshëndet bashkëpunimi i mire ekonomik mes dy vendeve, marrëdhëniet tregtare të cilat pasqyrojnë një trend pozitiv të zhvillimit, dhe që paraqesin një bazë të mirë për zhvillim të mëtutjeshëm dhe avancim të mëtejmë të marrëdhënieve të përgjithshme ekonomike, si dhe bashkëpunimi intensiv ndërkufitar në më shumë fusha.
Duke pasur parasysh situatën politike aktuale në vend, Ademi duke iu referuar kësaj gjendjeje, theksoi se është e rëndësishme që zgjidhja e të gjitha çështjeve të paraqitura të arrihet në mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse dhe në pajtim me standardet e sundimit të ligjit.
Dy bashkëbisedueset, u dakorduan se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është gjithashtu në interes edhe të Republikës së Greqisë, në pajtim me Agjendën e Selanikut, dhe se e njëjta do të kontribuojë në përforcimin e stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik të gjithë rajonit.