Lajme
13.6.2016 14:05
Sekretari shtetëror për Çështje Evropiane, znj. Ana Blazheska sot mori pjesë në takimin e tetë të nivelit të lartë "forcat Globale, zërat lokale: forca e njerëzve në botën e globalizuar" në Andorrë.
Në takimin kushtuar globalizimit, znj. Blazheska foli në panelin e parë të takimit me temë "shqyrtimi i globalizimit" . Sekretari shtetëror Blazheska gjatë fjalimit të saj theksoi disa aspekte të globalizimit, duke folur për atë se çfarë mund të bëhet për të shmangur rritjen e pabarazisë e cila është e pashmangshme në epokën e globalizimit. institucionet ekonomike dhe demokratike janë po aq të rëndësishme për të shmangur kurthin e të ardhurave të mesme të dhe të arrihet zhvillim i qëndrueshëm, sepse duhet të vendoset balancë midis demokracisë dhe ekonomisë, theksoi ajo.
Bizneset e mëdha jo vetëm që kontrollojnë sektorë të tërë të ekonomive të mëdha dhe mediumet masive elektronike, ata gjithashtu kanë ndikim të madh mbi partitë politike, shtoi znj. Blazheska. Sipas saj, balancimi i fuqisë së biznes grupacioneve dhe organizatave të punës, me pjesëmarrjen e publikut në proceset e vendimmarrjeve për politikat dhe ligjet, si dhe ekzistenca e partive serioze me parakusht idenë moderne për demokracinë nga fundi i shekullit të njëzetë.
Takimi i nivelit të lartë u mbajt në Andorra la Vella, Andorrë, në organizim të qendrës ndërkombëtare Nizami Gandzhavi. Në takim morën pjesë anëtarët e qendrës, njëkohësisht dhe ish-kryeministrat, ministra ambasadorë nga më shumë vende , si dhe zyrtarë të tanishëm të nivelit të lartë.