Lajme
10.6.2016 15:04
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje evropiane, Dr. Arbër Ademi sot, 10.06.2016 realizoi takim me SH.T. z. Jaçek Stefan Multanovski, Ambasador i Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë.
Në fillim të takimit, Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se integrimi evropian mbetet prioritet kyç strategjik dhe alternativë e vetme për të ardhmen e vendit, e cila akoma ka mbështetje të lartë nga qytetarët si dhe u falënderua për mbështetjen e Polonisë për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë dhe qëndrimin e saj se procesi i zgjerimit nuk do të mbaroj derisa nuk kyçen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.
Nga aspekti i gjendjes aktuale politike në vend gjatë bisedës bashkëbiseduesit bashkërisht u pajtuan se në këtë moment me rëndësi është të gjendet zgjidhje për të gjitha çështjet në mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me standardet e sundimit të së drejtës, se të gjithë liderët politik duhet të vënë interesat nacionale para interesave të partive si dhe të ndërmerren hapa për përmbushjen e plotë të detyrimeve nga marrëveshja politike në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, me fokus të veçantë edhe në përmbushjen e detyrimeve nga reformat urgjente prioritare.
Ambasadori Multanovski deklaroi se Polonia është pjesë e grupit të miqve të Maqedonisë dhe në këtë kontekst, shprehi gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimin e mëtejshëm të përvojave të Polonisë në procesin e aderimit në BE. Si shembull pozitiv në këtë drejtim u theksua mbajtja shumëvjeçare e të ashtuquajturës "Konferenca e Shkupit", në të cilën ekspertë nga Maqedonia dhe Polonia shkëmbejnë përvoja mbi tema në lidhje me procesin e integrimit evropian.
Bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur edhe nga progresi i arritur deri më tani në implementimin e Tuining projektit për forcimin e kapaciteteve organizative dhe institucionale për koordinimin e procesit të integrimit evropian, i cili implementohet nga një konsorcium i tre vendeve anëtare, mes të cilave dhe Polonia (pranë Gjermanisë dhe Kroacisë). Po ashtu u theksua dhe angazhimi dhe kontributi i ekspertëve polak.