Lajme
06.6.2016 16:17
Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, e cila mbahet çdo vit më datë 5 qershor në korniza botërore, si dhe në kuadër të Bashkimit Evropian, Sekretariati për çështje evropiane në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ambasadën e Republikës së Francës organizuan debat në kuadër të projektit "BE Bisedime" me temë "Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike – menaxhimi me ujëra", ku morën pjesë përfaqësues të ministrive përkatëse, organizatat e shoqërisë civile dhe profesorë të universiteteve.
Zëvendëskryeministri Ademi në fillim të debatit theksoi se ndryshimet klimatike paraqesin sfidë globale dhe ata kryesisht ndikojnë në shëndetin e njeriut dhe gjithësisë së florës dhe faunës, duke patur kështu pasoja serioze mbi ekonominë botërore, si dhe çdo rajon në mënyrë individuale. Për këtë shkak ndryshimet klimatike nuk mund të shihen si një sfidë individuale por drejt së njëjtës duhet të veprohet në mënyrë sistematike, bashkërisht dhe me përgjegjësi.
"Procesi i përafrimit të legjislacionit nacional me legjislacionin evropian në fushën e ndryshimeve klimatike solli deri në miratimin e një sërë parimesh për raportim dhe monitorim të masave për zvogëlimin e efekteve nga ndryshimet klimatike të cilat i aplikojnë vendet anëtare të Bashkimit Evropian -theksoi Ademi.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike (prill 2016), Republika e Maqedonisë vazhdon me përpjekjet e saj me qëllim të realizimit të qëllimeve afatgjata për zvogëlimin e emetimit të gazeve serë, duke ruajtur rritjen e temperaturës mesatare globale nën 2°C.
Ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, z. Ameti, përshëndeti idenë për organizimin e mëtutjeshëm të debateve të këtilla të hapura në fushën e ambientit jetësor në kuadër të kampanjës “BE Bisedime” mes të gjithë faktorëve relevant dhe shprehu gatishmëri që ky debat të vazhdojë në Ministrinë e ambientit jetësor dhe planifikim hapësinor.
Ambasadorja e Republikës së Francës, SH.S. z-nja Lorens Oer, dha mbështetje të fuqishme për këtë lloj debatesh mes përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të akademisë shkencore. Ajo theksoi se Republika e Francës ka bërë përpjekje të mëdha në fushën e ndryshimeve klimatike, jo vetëm si vend nikoqir, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshime klimatike nga i cili pritet që të gjitha vendet të japin kontributin e tyre në qëllimet globale për ruajtjen e rritjes së temperaturës mesatare globale nën 2°C. Gjithashtu Samiti i Parisit i cili do të mbahet në 4 korrik 2016 në Paris është i rëndësishëm në kontekst të ndryshimeve klimatike sepse është propozuar një dimension i ri për gjelbërim (greening) të masave të buta.
Debati i sotëm është vazhdim i fushatës "BE Bisedime", i cili synon, përmes një debati të hapur, profesional dhe konstruktiv mes palëve të ndryshme mbi tema dhe çështje aktuale, të kontribuojë në kalibrimin e qëndrimeve të përbashkëta, udhëzime dhe propozime që mund të çojnë drejt zgjidhjeve.