Lajme
12.4.2016 09:53
Dje Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi ishte pjesëmarrës në takimin joformal të Këshillit për punë të përgjithshme të ministrave për Çështje Evropiane të BE-së, në organizim të ministrisë për punë të jashtme të Mbretërisë së Holandës z. Bert Koenders në funksion si kryesuesit me BE-në. Në darkë u diskutuan zhvillimet e fundit në Bashkimin Evropian.
Një sërë takimesh joformale bilaterale realizoi me kolegët e tij nga Shqipëria Bullgaria, Turqia si dhe përfaqësues të Malit të Zi, Sllovenisë, Kroacisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, shkëmbyen mendime rreth ngjarjeve të fundit aktuale politike në vend, me fokus të veçantë rreth përgatitjes së zgjedhjeve dhe ngjarjeve lidhur me kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Në takimin e veçantë bilateral të ministrisë për punë të jashtme të Mbretërisë së Holandës, bashkëbiseduesit u interesuan për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme duke theksuar se vetëm zgjedhjet kredibile me rezultate të pranuara Maqedonisë do t’i sigurojnë kthim në rrugën euroatlantike.
Zëvendëskryeministri u falënderua për mbështetjen e deritanishme të Mbretërisë së Holandës duke përfshirë edhe kohën e kryesimit me BE-në, dhe theksoi se migrantët dhe refugjatët treguan se sa është e rëndësishme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të integruar në BE sa më shpejtë.