Lajme
06.10.2020 08:45
Zëvendskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot mbajti konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ambasadorin Dejvid Gir, në të cilën u prezantua Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020, si dhe pakoja e zgjerimit.
ZKQ Dimitrov rikujtoi se preiudha e raportimit, në veçanti pjesa e dytë e periudhës që mbulon Raportin ishte përplot me sfida të cilët domosdoshmërisht ndikuan në dinamikën e reformave ”Krahas pandemisë, krizës shëndetësore në të cilën akoma po ndodhemi edhe ne dhe e gjithë bota, një periudhë të gjatë kohore kishim Qeveri teknike pa mandat politik dhe Kuvend jo funksional. Megjithate në këto kushte të kufizuara Maqedonia e Veriut arriti progres; ndoshta duhet të jemi edhe të kënaqur nga vlerësimi i përgjithshëm të Komisionit Evropian” – theksoi Dimitrov, ku theksoi se gëzon progresi i shënuar në krahasim me agjendën evropiane, në veçanti në katër sferat kyçe të potencuara në konkluzat të Këshillit Evropian: reforma në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit, reforma në shërbimet e inteligjencës dhe reforma në administratën publike.
Duke iu referuar progresit në sistemin gjyqsor Dimitrov potencoi se si rezultat i reformave Maqedonia e Veriut ka vendosur mekanizëm që sigurojnë pavarsi dhe përgjegjësi në gjyqësi.
Zëvendëskryeministri Dimitrov shpjegoi se në krahasim me vitin e kaluar kemi progres më të mirë në luftën kundër korrupsionit e cila del nga aktivitetet e ndërmarra për zbulim, ndjekje dhe gjykim të rasteve të korrusionit të lartë, si dhe rol pro-aktiv të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe e cila hapi lëndë për korrupsion duke i përfshirë edhe funksionar të qeveriso dhe anëtarë të opozitës.
“Gjendja dhe klima në të cilën veprojnë mediat mundësojnë liri të mediave dhe raportim kritik. Rekomanimet kryesore për periudhën e ardhshme janë reforma në servisin publik radiodifuziv, për çka do të nevojitet në afat sa më të shkurtë zgjedhje të Këshillit Programor dhe në agjencinë relevante për media audio- vizuele, lufta kundër dezinformatave, por edeh sanksionim efektiv të të gjitha rasteve të dhunës fizike dhe verbale ndaj gazetarëve. Lidhur me reformën në administratën publike ka progres nga aspekti i rrtijes së transparencës, mes tjerash edhe sjellja e Strategjisë për transparecë, por nevojitet edhe zbatimi korniza ligjore për punësim në sektorin publik, duke i respektuar parimet meritore, transprencës dhe përfaqësimit të drejtë. Gjendja ndëretnike vlerësohet si stabile, për herë të parë shënohet edhe formimi i koalicionit para zgjedhor mes partive me orientim të ndryshëm etnik (mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa)”- theksoi Dimitrov.
Ai shprehu mirënjohje për 9 miliardë euro për mbështetje të reformave në rajon përmes planit Ekonomik-investues, mjete që do të dedikohen për projekte tani më të filluar si dhe projekte të reja siç janë: ndërtimi i stacionit pastrues në Shkup, ndërtimi i sekcionit hekurudhor Komanovë – kufiri me Bullgarinë, si dhe pjesë e koridorit 8 evropian, ndërtimi i qendryve rajonale për trajtim të hedhurinave të ngurta, ndërtimi i ndërlidhjes gazit me tre fqinjët tanë Serbi, Kosovë dhe Greqi, investime ne centrale për burime të reja të energjisl ( siç janë paraparë në planin erë dhe energji diellore), mbështetje të të rinjëve përmes programit kufijtë Rinore etj., dhe shtoi Dimitrov: “Ne në SÇE jemi të vetëdishëm se me metofologjinë e re për aderim dhe fillim të negociatave, fokusi i Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare do të përforcohet dhe pritjet për përmbushjen e obligimeve do të riten. Maqedonia e Veriut vitet e kaluara dëshmoi se nuk frikësohet dhe nuk tërhiqet para sfidave, nga aty jemi të pëgatitur në partenritet me Komisionin Evropian, me Delgacionin e BE-së, me Ambasadorin Gir, të përgjigjemi të gjitha detyrat deri në realizimin vendimtar të qëllimit të përbashkët – anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të sjellim standarde dhe parime evropiane brenda” – theksoi Dimitrov.