Lajme
21.3.2019 18:16
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me përfaqësues nga Ministria për Punë të
Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Kristijan Helbah dhe Tomas
Osovski të cilët për vizitë pune ndodhen në vendin tonë.
“Nga aspekti i integrimeve evropiane Gjermaninë gjithmonë e kemi
konsideruar si partneri ynë strategjik, në iniciativat e së cilës gjejmë
motivimin dhe perspektivën për suksesin tonë”, deklaroi Osmani duke shprehur
mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e RF të Gjermanisë për përpjekjet tona në përmbushje
të rekomandimeve të BE-së si dhe për aktivitetet në përgjithësi të Gjermanisë
në drejtim të mbështetjes së politikës së zgjerimit të BE-së të vendeve të
Ballkanit Perëndimor.
Gjatë kohës së takimit Osmani iu referua dinamikës së zbatimit të reformave
të parapara në Planin 18, ku edhe theksoi vazhdueshmërinë e procesit reformues
përmes progresit konkret në fushat kyçe të reformave – gjyqësori, shërbimet e
sigurisë dhe të inteligjencës, reforma në administratën publike dhe lufta
kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që do të paraqesin bazë për
Raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian, dhe njëkohësisht shprehu edhe
bindjen se e njëjta në cilësi do ta zëvendësojë atë të vitit të kaluar.
“Periudha që vijon është e domosdoshme të kemi mbështetje nga ana e gjithë
miqve tanë brenda Unionit, për ta zgjeruar tregimin tonë Evropian të Ballkanit,
dhe të mënjanojmë skepticizmin evropian përmes konfirmimit të vendimit për
fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Samitet e
qershorit të Bashkimit Evropian” – theksoi Osmani.
Bashkëbiseduesit gjatë bisedës iu referuan edhe mbështetjes financiare dhe zhvillimit
bilateral të Maqedonisë së Veriut ku edhe shprehën bindje të përbashkët se e
njëjta do të vazhdojë edhe më tej me intensitet të përforcuar në të gjitha
sferat të interesit të përbashkët.