Lajme
02.11.2018 12:33
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Ambasadorin e sapo emëruar të Republikës së Polonisë në vend, Vojçeh Jezhi Tiçinjski.
Zëvendëskryeministri Osmani uroi ambasadorin Tiçinjski për emërimin e tij në këtë funksion, ku edhe potencoi se, mbështetja dhe ndihma e Republikës së Polonisë është e rëndësisë së veçantë për vendin tonë për realizimin e qëllimeve tona strategjike, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian ku dhe shprehu shpresën se kjo qasje e bashkëpunimi do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të tij.
“Detyrimet që dalin nga samitet e qershorit paraqesin detyrime për të gjithë ne, për të cilat ekziston përkushtim i plotë jo vetëm i Qeverisë, por edhe faktorit të përgjithshëm shoqëror dhe politik”- theksoi Osmani, duke potencuar edhe përvojën e Polonisë në negociata si kontribut të rëndësishëm për përgatitjen e strukturës negociuese për avancimin e efikasitetit në bisedime.
“Mbështetja nga ana e Polonisë si ajo bilaterale, ashtu edhe i vetë procesit integrues, e shohim si të rëndësisë së veçantë, jo si qëndrim politik brenda Bashkimit Evropian, por edhe si kontribut thelbësor në krijimin e mbështetjes në procesin e zgjerimit edhe mes vendeve të grupit të Vishegradit”- theksoi Osmani. Ai në vazhdim informoi ambasadorin Tiçinjski edhe për aktualitetet e fundit politike, marrëdhëniet me Greqinë, procesin e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, si dhe rrjedhën e implementimit të reformave të Planit 18.
Gjatë bisedës dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen e ndërsjellë për përforcimin e mëtejmë të lidhjeve miqësore mes dy vendeve, përmes avancimit të bashkëpunimit në gjitha sferat e interesit të përbashkët.