Lajme
17.10.2018 13:31
Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, në rolin e
koordinatorit të NIPAC-ut për ndihmën e huaj në vend, sot kryesoi takimin
përgatitor të Komitetit Kombëtar të Investimeve, në të cilën u shqyrtuan listat
prioritare të projekteve për investime dhe financim nga donatorët kryesorë. Në
takim u prezantuan listat sektoriale të projekteve për transport, energjetikë
si prioritete në në kuadër të Axhendës për lidhje ose të ashtuquajturën
Konektiviti agjenda, gjithashtu edhe listat për mjedis jetësor, social dhe
sektorin e ri për lidhje dixhitale.
"Kemi sukses të veçantë në sigurimin e mjeteve në kuadër të agjendës
Konektiviti, me të cilën shumë projekte janë tashmë në fazën aktive, por duhet
të përqëndrohemi dhe në të tjerat, dhe deri më 30 nëntor, të përgatisim listën
e prioriteteve që do ta paraqesim para donatorëve dhe Institucioneve Financiare
Ndërkombëtare”- theksoi Osmani në fillim të takimit, duke hapur
diskutimin e resorëve përkatëse që përfaqësonin projektet prioritare brenda
kompetencave të tyre. Osmani potencoi sektoret e energjetikës, transportit dhe mjedisit jetësor
si fusha kryesore në kuadër të agjendës Konektiviti, të cilat së bashku me
fushën/sektorin social aktualisht numërojnë rreth 100 projekte që janë në
listën e prioriteteve.
Në kuadër të listës janë disa projekte si
rekonstruimi i rrugës Kriva Pallankë - Deve Bair, projekti për përgatitjen e
autostradës në pjesën Kërçovë - Gostivar, autostrada Shkup - Bllacë dhe shumë
projekte të tjera.