Lajme
16.10.2018 11:36
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane,
Bujar Osmani, mbajti takim me Karl Johan Hedberg dhe Edin Çollak, përfaqësues të “Suedisë së
Biznesit”, roli i të cilëve është të eksplorojë dhe promovojë potencialet e
biznesit për kompanitë suedeze.
“Maqedonia dhe Suedia kanë marrëdhënie
jashtëzakonisht pozitive dhe miqësore politike, që paraqet potencial të gjerë
për bashkëpunim të dy ekonomive”, theksoi Osmani në takim, duke theksuar
aktivitetet e shtetit suedez si në
progresin e integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit, ashtu dhe në
ndihmën e drejtpërdrejtë bilaterale që
Suedia siguron për Maqedoninë.
“Maqedonia është në fillim të fazës së fundit të
anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian – skriningut shpjegues para
fillimit të negociatave, që do të thotë sinkronizim i plotë i ekonomisë dhe
shoqërisë sonë me atë të Unionit.”- theksoi Osmani, duke potencuar periudhën në
vazhdim si mundësinë më të mirë të biznesit për investime direkte të huaja,
duke pasur parasysh progresin politik, institucional dhe shoqëror që vendi
pret.
“Suedia e Biznesit” (Business Sweden), paraqet
partneritet institucional të Qeverisë dhe sektorit të biznesit suedez, roli i
të cilit është të sigurojë potencial për shkëmbim ekonomie dhe biznesi të
ekonomisë suedeze, t"i vërtetojë dhe
promovojë mundësitë për bashkëpunim të biznesit dhe të ekonomisë, si dhe të
sigurojë qasje të kompanive suedeze në tregjet e huaja dhe mundësi për
investime.