Lajme
22.6.2018 11:57
Sot, në mjediset e Sekretariatit për Çështje Evropiane u organizua një
takim me karakter pune ku u shqyrtuan sugjerimet, komentet dhe vërejtjet për Projektplanin 18.
Në fillim të takimit, Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, falënderoi
organizatat civile për punën dhe angazhimin e tyre për përmirësimin e cilësisë
së Planit të reformave të Qeverisë.
Në kuadër të të tre paneleve, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe
institucioneve përkatëse diskutuan dhe harmonizuan së bashku komentet dhe
propozimet për fushat kyçe:
reformën në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit,
reformën e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, reformën e administratës publike
si dhe mirëmenaxhimin, që janë pjesë e projektplanit të ri të reformave, Planit18,
para miratimit të tij përfundimtar.
Projektplani 18, u prezantua, në fillim të këtij muaji, para organizatave joqeveritare,
ekspertëve, përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, një pjese të administratës
në Bruksel, si dhe para
opozitës. Gjatë periudhës së
kaluar në Sekretariatin për Çështje Evropiane kanë mbërritur shumë sugjerime,
komente dhe vërejtje dhe ato po shqyrtohen, - bëri të ditur
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në takimin me përfaqësues të
shoqërisë civile.