Lajme
16.8.2017 13:33
Sot, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u realizua tribunë e Sekretariat me përfaqësuesit e sektorit civil. Tema e tribunës ishte zbatimi i Planit 3-6-9. Në tribunë përfaqësuesit e Sekretariatit të udhëhequr nga Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i prezantuan masat, aktivitet dhe mekanizmat të cilat Sekretariati për Çështje Evropiane i paraqet, me qëllim të cilësisë së mbikëqyrjes, koordinimit dhe zbatimit të Planit 3-6-9.
Para fillimit të tribunës, Zëvendëskryeministri Bujar Osmani iu drejtua mediave, i cili theksoi nevojën e fuqishme të zbatimit të Planit 3-6-9, duke I ftuar organizatat joqeveritare, mediumet dhe të gjitha palët e interesuara, te kyçen me aktivitetet e tyre, në zbatimin e Planit.
Hartimi i Planit 3-6-9 ishte ndoshta puna më e lehtë. Plani fitoj mbështetje të gjerë si jashtë, nga partnerët tanë ndërkombëtar, ashtu edhe tek publiku vendas. Në këtë aspekt plani arriti të sigurojë konsensus shoqëror, por tani na duhet zbatimi.73 veprimet, për 3 muaj, në kushte te kufizuara në shpalljen e zgjedhjeve dhe muajve veror. Tash është sfida, të bëjmë sistem për monitorim, koordinim dhe për informim - ”theksoi Osmani. Ai shtoi se implementimi i Planit 3-6-9 përfaqëson detyrim të marrë para partnerëve ndërkombëtar për ç ‘frenimin e procesit të euro- integrimeve, por edhe kusht baze për të ndërtuar shoqëri demokratike stabile dhe shtet Evropian për qytetaret e Republikës se Maqedonisë.
“Është e duhur që çështjen e euro- integrimeve ta lartësojmë në një nivel mbi-partiak, mbi-etnik, nëse doni edhe në nivel mbi-nacional, pas së cilës nuk do të ketë diskutim politik por bashkëpunim. Ajo u tregua e suksesshme në shembullin e Kroacisë, ku edhe pozita edhe opozita ranë dakord që garën politike ta çojnë në të gjitha temat tjera, a për çështjen e euro- integrimeve te kenë bashkëpunim”- theksoi Osmani.
Ne tribunë morën pjesë organizatat joqeveritare, përfaqësues të mediumeve dhe përfaqësues të Sekretariatit për Çështje Evropiane të cilët janë të angazhuar për implementimin e Planit 3-6-9.