Lajme
16.8.2017 11:51
Sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane është mbajtur një takim në mes zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ambasadorit të Holandës Valter Plomp.
Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se Holanda ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit tanë më të sinqertë në procesin e integrimit në BE, duke ofruar ndihmë në nivel bilateral për forcimin e kapaciteteve institucionale, financime të studimeve pasuniversitare, mbështetje të proekteve infrastrukturore si dhe transferimin e përvojave të ekspertëve holandez për të cilën ne jemi shumë mirënjohës.
Osmani e informoi ambasadorin për planet e ardhshme e cila qeveria synon të marrë në drejtim të adresimit të prioriteteve kyçe dhe trajtimin e sfidave të dala nga agjenda e reformave të qeverisë. Bashkarisht ështe konstatuar që me rëndësi të veçantë është të dhënja e rezultateve konkrete si konfirmim i angazhimit të procesit të integrimit në BE dhe kthimin e situatës në normalitet.
"Është e rëndësishme që të përqëndrohemi në atë që është e realizueshme dhe të bëjë procesin sa më gjithëpërfshirës që është e mundur që të gjithë të mund të kontribuojnë në arritjen e qëllimit përfundimtar për t"u bërë anëtar të familjes evropiane", - deklaroi në këtë takim Osmani Të dyja palët u pajtuan se kjo është një mundësi e papërsëritshme që Maqedonia nuk duhet ta humbasë, dhe shprehën kënaqësi nga përkushtimi i reformës së qeverisë së re në përmbushjen e angazhimeve të marra para partnerëve ndërkombëtarë.