Lajme
16.8.2017 11:49
Sot në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, u realizua takim mes organizatave qytetare në të cilën fjalë hyrëse kishin kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
Takimi paraqet edhe një konfirmim se integrimi evropian është një proces i rëndësishëm jo vetëm për Qeverinë, por edhe për aktorë të tjerë, veçanërisht përfaqësues të shoqërisë civile të cilët gjithashtu kanë një rol të rëndësishëm në këtë proces dhe mund të japin kontribut të madh me propozime konstruktive se si në mënyrë më efektive të zbatohen reformat kyçe me qëllim që vendi të marrë përsëri rrugën drejt BE-së.
‘’Unë si Kryeministër dhe Qeverinë që e udhëheq jemi të gatshëm të mundësojmë kushte për angazhim dhe përfshirje të gjithë shoqëeisë, në procesin serioz reformues që na është vërë përpara. Kërkoj, bëj thirje, gjithë në vendin tonë edhe Qeveria si dhe opozita, sektori civil, politikan, çdo kush, ta kuptoj përgjegjësinë personale, dhe përgjegjësinë kolektive të cilën e kemi si qytetar të Republikës së Maqedonisë. Ta sigurojmë konsensusin e nevojshëm shoqëror, për çështje thelbësore. Gjithë të kyçemi në reforma! Akcioni ka filluar nevoja është e madhe!’’, tha Kryeministri Zaev.
"Jam i vetëdijshëm për peshën e sfidës dhe përgjegjësisë, por unë gjithashtu mendoj se secili prej nesh duhet të kontribuojë për arritjen e këtij qëllimi strategjik. Kjo duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës i Qeverisë, institucioneve tjera shtetërore, shoqërisë civile dhe opozitës. Kjo është një çështje që duhet të na bashkojë e jo të na ndajë, dhe për këtë arsye unë besoj se të gjithë do të japim maksimum nga vetja ta shfrytëzojmë këtë atmosferë pozitive dhe mbështetjen që marrim nga partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht nga BE-ja "- theksoi Osmani.
Zëvendëskryeministri theksoi se qëllimi kryesorë është të punohet në përcaktimin e objektivave që ka mundësi reale të realizohen në afat të shkurtër, gjegjësisht të realizohen deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të vitin 2017, pra deri në tetor, me qëllim që të hiqet rekomandimi i kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim. Natyrisht, edhe Komisioni Evropian mbetet një partner i rëndësishëm në zbatimin e reformave dhe pas takimeve jashtëzakonisht të rëndësishme në Bruksel javën e kaluar, Komisioneri Hahn tani vjen në Shkup, gjë që paraqet një mundësi të madhe për të paraqitur planet tona për adresimin e prioriteteve urgjente të reformave. Të nesërmen, në Republikën e Maqedonisë do të vijë dhe Reinhard Priebe, i cili me ekipin e tij do të ofrojë ndihmë, mbikëqyrje si dhe do të vlerësojë efektivitetin e zbatimit të rekomandimeve dhe vërejtjeve të raportit të përgatitur nga ai.
Në debatin e sotëm, fokusi ishte në fushën e sundimit të ligjit, duke përfshirë gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit, reformën e shërbimeve të inteligjencës, reformën e administratës publike, zgjedhjet, Parlamenti dhe organet e pavarura rregullatore, mediave dhe shoqërisë civile. Nga zëvendëskryeministri Osmani u vu në dukje se Qeveria ka në plan për të mbyllur detyrimet e fundit legjislative që dalin nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila do të mbyllë një pyetje të rëndësishme që rëndojnë marrëdhëniet etnike, si një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit dhe një themel i rëndësishëm i vendit në rrugën drejt integrimit.
Evenimenti u organizua me qëllim që të merren të dhëna nga shoqëria civile në formimin e asaj që do të jetë prioritet në muajt e ardhshëm për Qeverinë, dhe kjo vjen nga raportet e Komisionit Evropian, prioritetet urgjente për reforma, raporti i Priebes, OSBE / ODIHR dhe Komisionit të Venecias, etj .