Lajme
09.11.2016 13:52
Sekretarja shtetërore për çështje Evropiane Ana Blazheska këtë fundjavë, 5-6 nëntor, morri pjese në konferencën e institutit ‘’Konfucij’’, e cila u realizua në kuadër të bashkëpunimit të Republikës Popullore të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, në Rigë, Letoni.
Në fjalën e saj në konferencë Blazheska iu referua bashkëpunimit të Qeverisë së Maqedonisë me institutin e gjuhës kineze ‘’Konfucij’’ lidhur me vendosjen e orëve të gjuhës kineze për nëpunësit shtetëror. ‘’Nëpunësit shtetëror të trajnuar të cilët e njohin Republikën Popullore të Kinës dhe që flasin gjuhën kineze janë parakusht për inicimin dhe implementimin e mëtutjeshëm të projekteve mes dy vendeve në fusha të ndryshme’’ theksoi Blazheska, duke shtuar se ky lloj bashkëpunimi paraqet iniciativë inovative e cila mund të jetë shembull për Qeveritë nga vendet tjera në bashkëpunimin 16+1.
Bashkëpunimi 16+1 është iniciativë e Republikës Popullore Kineze për intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me 11 vende anëtare të BE-së dhe 5 vendeve të Ballkanit (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Mali i Zi, Polonia, Rumunia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Maqedonia) në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës, ndërkaq në kuadër të iniciativës Kina ka definuar edhe tre prioritete potenciale nga fusha e bashkëpunimit ekonomik: infrastrukturor, teknologji të larta, si dhe teknologji të gjelbërta.