Lajme
04.11.2016 11:56
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi, me 03.11.2016 realizoi takim me deputetin slloven në Parlamentin Evropian Aljoz Peterle.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit iu referuan ngjarjeve politike në vend, vë veçanti rëndësisë të organizohen zgjedhje demokratike dhe të besueshme rezultatet e të cilave do të jenë të pranuara gjerësisht, me çka vendi përfundimisht do të dalë nga kriza e gjatë politike dhe do të fokusohet në reformat e nevojshme. Zëvendëskryeministri Ademi theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Parlamentit Evropian në procesin e aderimit të Maqedonisë në BE, dhe presim se e njëjta do të reflektohet edhe në rezolutën e ardhshme të Parlamentit Evropian për vendin.
‘’Ne jemi të vetëdijshëm se kriza politike në vend ndikon në shumë segmente, duke përfshirë edhe dinamikën e reformave lidhur me BE-në ‘’ theksoi. Euro deputeti Peterle konfirmoi mbështetjen për integrimin e vendeve të rajonit në veçanti Maqedonisë, dhe potencoi nevojën të tregohen rezultate konkrete në procesin reformues, ai gjithashtu theksoi se vendi luajti rol pozitiv në menaxhimin e krizës së migrantëve.
Në takim, Zëvendëskryeministri Ademi e njoftoi euro deputetin Peterle edhe me qëllimet dhe prioritetet e Sekretariatit në kuadër të realizimit të Reformave Urgjente Prioritare, si dhe ato që lidhen me shfrytëzimin e mjeteve nga IPA 2 në periudhën e ardhshme.