Lajme
31.10.2016 17:13
Sot në hapësirat e SÇE u shënua fillimi i Tuiningut light ‘Mbështetje plotësuese për përforcimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve të BE-së dhe IPA-s për Qendrën e Trajnimeve të Sekretariatit për Çështje Evropiane”.
Në hapje fjalë hyrëse kishin Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi, z. Nikola Bertolini nga Delegacioni i BE-së dhe z. Marko Akvatiçi nga ambasada e Gjermanisë, ndërsa projektin para të pranishmëve e prezantoi Daniela Hajd, eksperte nga Republika Federale e Gjermanisë.
‘’Qëllimi kryesor i projektit Tuining light është përforcimi i kapaciteteve të Qendrës për trajnime të SÇE-së në menaxhimin e cikleve për trajnim, përmirësim të kapaciteteve institucionale të SÇE-së, kapacitetin profesional të nëpunësve shtetëror të cilët punojnë në fushën që ka të bëjë me BE-në dhe IPA, si dhe mbështetje e rrolit udhëheqës të SÇE-së në procesin e përgatitjes së mëtutjeshëm të aderimit të Maqedonisë në BE’’, theksoi Ademi.
Ky projekt u financua nga Bashkimi Evropian përmes IPA TAIB 2012, në vlerë prej 250.000.euro. Tuining partneri i këtij projekti është Republika Federale e Gjermanisë.