Lajme
21.10.2016 14:26
Sekretariati për Çështje Evropiane sot ishte nikoqire e konferencës në temë: ‘’ Përgatitja e versionit Nacional të së drejtës së Bashkimit Evropian – gjendja momentale dhe sfidat’’, e cila u realizua në kuadër të tuining projektit ‘’Përforcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve organizative dhe institucionale për procesin e integrimit të BE-së.
Konferencën e hapi Sekretarja Shtetërore për Çështje Evropiane Ana Blazheska, ndërkaq fjalët dhe prezantimet e tyre në konferencë kishin ekspert nga Kroacia Miljenka Prohaska Kragoviç dhe Ana Roshiç. Në fjalën e saj Ana Blazheska theksoi se procesi i përkthimit është e rëndësisë së veçantë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe për këtë arsye duhet bashkëpunim aktiv mes institucioneve, akademisë dhe sektorit civil që të sigurohet përkthim kualitativ të akteve nga të gjitha fushat e legjislacionit evropian.
Në konferencë u prezantua puna e deritanishme e Sektorit për përgatitjen e versionit Nacional të së drejtës së BE-së, si dhe përvoja kroate në këtë fushë, ndërkaq pjesëmarrës ishin ministritë përkatëse dhe institucione të administratës shtetërore, përfaqësues të organizatave civile, universitete dhe institucione tjera që kanë të bëjnë me aktivitete të hulumtimit shkencor.
Njëra nga aktivitetet kryesore që nga themelimi i Sekretariatit për Çështje Evropiane është procesi i përgatitjes së versionit Nacional të së drejtës së BE-së, gjatë kohës së këtij procesi SÇE ballafaqohet me sfidë të dyfishtë; përkthimi fillestar i legjislacionit të BE-së nga njëra anë dhe produkti final - versioni Nacional i së drejtës së BE-së, nga ana tjetër.