Lajme
17.10.2016 16:34
Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Agjensioni për Aviacionin Civil sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në fushën e përkthimit të legjislacionit evropian në sferën e aviacionit civil, si dhe për bashkëpunim për çështje tjera në kuadër të kompetencave të dy institucioneve.
‘’Përgatitja e versionit Nacional të së drejtës së BE-së është proces kompleks e cila është në funksion të harmonizimit dhe transponimit të së drejtë së Bashkimit Evropian në sistemin Nacional të së drejtës, në të njëjtën kohë edhe si proces e cila duhet të ju përgjigjet sfidave të shumta, nga aspekti gjuhësor, profesional, dhe aspekti ligjor’’, theksoi Sekretarja Shtetërore Ana Blazheska, duke shtuar se përkthimi i akteve ligjore të BE-së paraqet të mirë të përbashkët për çdo qytetar të Republikës së Maqedonisë, për komunitetin e biznesit, për sektorin civil, për institucionet shtetërore. Gjithashtu Sekretarja Shtetërore Blazheska, theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve në pjesën e trajnimit të punëtorive, si dhe në pjesën e shfrytëzimit të fondeve Evropiane dhe zhvillimin e ndihmës bilaterale.
Drejtori i agjencionit Jandreoski, shprehu kënaqësi lidhur me nënshkrimin të Memorandumit dhe njoftoi për komunikim më intensiv, si dhe organizim të seminareve dhe konferencave me të cilat do të avancohet përgatitja e versionit nacional të së drejtës së BE-së në fushën e aviacionit civil.
Memorandumi i bashkëpunimit si qëllim përfundimtar ka që të sigurojë kualitet dhe precizitet në versionin e së drejtës së Bashkimit Evropian, e cila do te ju jep përgjigje adekuate termeve dhe koncepteve të reja që përmban procesi i integrimit Evropian lidhur me normat e gjuhës maqedonase, si dhe lidhur me sistemin ekzistues të Republikës së Maqedonisë.
Aviacioni civil është fusha me të cilin Sekretariati arriti përqindje të madhe në kualitetit në përgatitjen e legjislacionit e cila paraqet shembull se si duhet të realizohet bashkëpunimi ndërinstitucional lidhur me përkthimin e legjislacionit Evropian.