Lajme
14.10.2016 14:11
‘’Sot shënojmë unifikimin e përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë Norvegjeze në një qëllim: mbështetja e reformave që udhëzojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO’’ tha Zëvendëskryeministri Ademi në ceremoninë përmbyllëse të projektit ‘’ Ndikimi i sistemit për BE trajnime’’.
Në fjalën e tij drejt të pranishmëve, Zëvendëskryeministri Ademi theksoi bashkëpunimin bilateral 12 vjeçar mes Maqedonisë dhe Norvegjisë, e cila ka mbështetje për funksionim më të mirë të institucioneve, treg efikas të energjetikës, shoqëri të integruar përmes arsimit të integruar, dhe shume fusha tjera si dhe njoftoi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej me projekte të tjera.
Njëra nga ato do të ishte krijimi i Platformës së ndjekjes, bashkëpunimit dhe mbështetjes e cila do t’i unifikojë institucionet kyçe të mbuluara me Reformat Urgjente Prioritare, në udhëheqje të SÇE-së, nënvizoi Ademi.
Projekti ‘’Ndikimi i sistemit për BE trajnime’’ siguroi trajnime të specializuara për më shumë se 300 nëpunës shtetëror nga më shumë se 30 institucione, të cilët janë anëtarë të grupeve punuese për miratimin e Programit Nacional të adoptimit të së drejtës së BE-së, të cilat u realizuan në Shkup dhe Bruksel, ndërkaq sot u dhënë çertifikata për 180 kandidatët më të suksesshëm.