Lajme
06.10.2016 15:20
Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) dhe kolegji Evropiane – Natolin nga Polonia, nënshkruan Memorandum për mirëkuptim me të cilën hapet hapësirë për avancimin e mëtejmë të njohurive dhe profesionalizmit së administratës shtetërore e cila punon në fushën e procesit eurointegrues.
Me këtë rast, sot në SÇE, para përfaqësuesve nga disa institucione dhe organizata të interesuar, u prezantuan programet dhe mundësitë të cilat i ofron ky institucion prestigjioz evropian. Prezantimit i parapriu një takim i Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane – Arbër Ademi me përfaqësues të këtij kolegji - Riçard Vashington dhe Matea Filipin.
‘’Kolegji i Evropës – Natolin është emër i mirënjohur me rezultate konkrete dhe me reputacion të lartë, i cili është mirë i njohur për të gjithë ata që punojnë në temë e cila ka të bëjë me BE-në dhe me procesin e integrimit Evropian. Bëhet fjalë për institucion të Arsimit të lartë i cili ka vendosur bazat e disiplinës akademike, të cilën sot e quajmë studime evropiane. Për këtë arsye, mundësitë për bashkëpunim dhe shfrytëzim të kapaciteteve dhe njohurive në këtë kolegj, për ne është privilegj dhe mundësi për të cilën jam i bindur se do të dimë ta shfrytëzojmë’’, theksoi Zëvendëskryeministri Ademi në fjalën e tij përshëndetëse në hapjen e prezantimit.
Delegacioni i kolegjit të Evropës – Natolin u përshëndet edhe nga Sekretarja Shtetërore për Çështje Evropiane, Ana Blazheska, e cila u falënderua për përpjekjet të cilat u dhanë për këtë bashkëpunim dhe të theksoi se shpresojmë për thellimin e këtij bashkëpunimi në më shumë nivele dhe me projekte të ndryshme.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, përfaqësuesi i Kolegjit – Riçard Vashington në veçanti theksoi mbështetjen e Zëvendëskryeministrit dhe Sekretares Shtetërore dhe potencoi se ky Memorandum për mirëkuptim është një rëndësie të veçantë, para se gjithash për profesionalizmin e administratës shtetërore e cila punon në fushën e BE-së, por edhe për gjeneratat e ardhshme.
Vendosja e bashkëpunimit mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Kolegjit të Evropës – Natolin, paraqet investim shtesë në zhvillimin e kapitalit njerëzor me të cilin disponon administrata shtetërore, si dhe mundësi të reja dhe perspektiva për përsosjen profesionale të kuadrit të të rinjve me arsim të lartë në vend, në veçanti në fushën e veprimit dhe funksionimit të institucioneve të BE-së.