Lajme
05.10.2016 16:16
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane dhe Koordinator Nacional për IPA, Dr. Arbër Ademi sot kishte fjalën e tij në promovimin e projektit “Rehabilitim dhe zgjerim i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Kumanovës”.
Në fjalën e tij Ademi theksoi se ky projekt është i rëndësisë së veçantë për qytetin për arsye të zgjidhjes afatgjate të problemeve në rrjetin e kanalizimit, e cila realizohet me para evropiane – fonde IPA në vlerë prej 4,3 milion euro. Mjete shtesë mes IPA 2 planifikohen për realizimin e aktiviteteve të ndryshme në Kumanovë dhe rrethinë me vlerë deri me 11 milion euro.
Zëvendëskryeministri si Koordinator Nacional për IPA theksoi se mes IPA I janë realizuar ose janë në realizim e sipër projekte të ndryshme nga sektori i mjedisit jetësor në vlerë prej rreth 70 milion euro dhe njoftoi se mes IPA II 2014 – 2020, sipas dokumentit strategjik Nacional për këtë sektor janë paraparë mjete në vlerë prej 113 milion euro.
Ademi shprehu falënderim për mbështetjen që marrim nga Unioni Evropian që nga pavarësia dhe theksoi se mbrojtja e mjedisit jetësor dhe ndryshimet klimatike duke pasur parasysh standardet dhe kriteret evropiane janë të një rëndësie kyçe për ne, dhe prandaj do të vazhdomë edhe më tej të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për realizimin e projekteve të cilat do të sigurojnë mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe jetesë më të mirë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.