Lajme
05.10.2016 12:23
“Bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit rrit konkurrencën e ekonomisë tonë dhe e përgatit për tu përballur me presionin e konkurrencës në kuadër të BE-së dhe theksoi se pjesëmarrja jonë aktive në trupat e CEFTA-s është në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE, realizim të rritjes dinamike ekonomike dhe rritjes së standardit jetësor” – tha Zëvendëskryeministri Ademi, në fjalën e tij në konferencën ‘’Republika e Maqedonisë – 10 vite nga CEFTA 2006’’
Duke pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik në rajon si dhe kontributin e CEFTA-s Ademi theksoi se aktivitetet në kuadër të CEFTA-s janë pjesë integrale e më shumë dokumenteve strategjike nacionale dhe rajonale mes të cilave fillimisht do ta kisha përmendur programin Nacional për miratimin e së drejtës evropiane kapitulli 30 ‘’Marrëdhëniet e jashtme”. Aktivitetet në këtë kapitull kanë për qëllim arritjen e nivelit të lartë të integrimit tregtar mes vendit tonë, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Konferencën ’’Republika e Maqedonisë – 10 vite nga CEFTA 2006’’ e hapi Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, ndërkaq në panel diskutimet pjesëmarrës ishin edhe ushtruesi i detyrës Drejtor i CEFTA-s z. Umut Ergezer, si dhe ekspert të Maqedonisë jashtë vendit dhe përfaqësues të institucioneve, dhomës ekonomike dhe akademikë.