Lajme
04.10.2016 12:40
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, z. Kristian Timonie.
Ademi theksoi rëndësinë e mbështetjes Franceze për institucionet tona në veçanti bashkëpunimin me Sekretariatin për Çështje Evropiane, e cila është e një rëndësisë të veçantë sa i përket fushës së IPA fondeve dhe komunikimit.
Lidhur me gjendjen politike Ademi shkurtimisht njoftoi Ambasadorin Timone me aktivitetet kyçe të realizuara në periudhën e kaluar, në përputhje me detyrimet që dalin nga Marrëveshja Politike dhe njëherit dy bashkëbiseduesit, theksuan rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve parlamentare demokratike dhe të besueshme. Zëvendëskryeministri theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar edhe për përmbushjen e detyrimeve të cilat dalin nga Reformat Urgjente Prioritare si dhe për implementimi e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Zëvendëskryeministri Ademi i dëshiroi sukses në punë gjatë mandatit të tij ambasadorit të ri francez Timonie, duke shpresuar për vazhdim dhe avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë.