Lajme
03.10.2016 15:09
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, z. Karlo Romeo.
Në takim Ademi dhe Romeo diskutuan për gjendjen aktuale në vend dhe zhvillimin e ngjarjeve politike si dhe për procesin eurointegrues të Maqedonisë.
Zëvendëskryeministri Ademi potencoi se mbajtja e zgjedhjeve demokratike të besueshme është me rëndësi të veçantë për tejkalimin e krizës politike në vend, por gjithashtu është i nevojshëm zbatimi i mëtutjeshëm dhe intensiv të Reformave Urgjente Prioritare. Ademi gjithashtu informoi edhe rëndësinë e zbatimit të mëtutjeshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të punës së Prokurores Speciale Publike.
Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve dhe u dakorduan për thellimin e së njëjtës me projekte konkrete.