Lajme
15.7.2016 15:19
Aktivitetet që ndërmerren për realizimin e Reformave Urgjente Prioritare në fushën e kompetencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat po ashtu lidhen me procesin e integrimit Evropian, si dhe statusi i projekteve relevante të financuara përmes Instrumentit të ndihmës para aderuese (IPA) ishin temat e takimit të sotëm të tretë me radhë koordinues të Zëvendëskryeministrit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi dhe Zëvendëskryeministrit të Qeverisë dhe Ministër i Punëve të Jashtme z. Nikola Poposki me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Mitko Çavkov.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit në veçanti iu referuan rekomandimeve për reforma në sistemin e ndjekjes së komunikimeve si dhe aktiviteteve të cilat ndërmerren për përforcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Takimi i sotëm është pjesë e ciklit BE Takime Institucionale, qëllimi i së cilit është të sigurohet koordinim plotësues të reformave në procesin e integrimit Evropian. Këtij takimi i paraprinë takime me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë publike dhe Ministrinë e Drejtësisë.