Lajme
13.7.2016 14:02
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi sot kishte fjalën e tij në prezantimin e prioriteteve të presidencës së Sllovakisë me BE-në para komisionit për Çështje Evropiane.
Zëvendëskryeministri Ademi ambasadorit Bezak uroi marrjen e kryesimit me Bashkimin Evropian nga ana e Sllovakisë dhe ju dëshiroi realizim të suksesshëm të qëllimeve dhe prioriteteve të caktuara.
Gjatë fjalës së tij Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se marrja e kryesimit me BE-në nga ana e Sllovakisë ndodh në periudhën e sfidave serioze kur duhet të bëhen përpjekje të veçanta për ta kthyer besimin në projektin e përbashkët Evropian, e cila është e rëndësisë së veçantë për tërë kontinentin.
Zëvendëskryeministri Ademi potencoi se ballafaqimi me pasojat nga referendumi për daljen e Mbretërisë së Bashkuar, situatë e cila ndodh për herë të parë në historinë e Unionit si dhe me sfidat të cilat dalin nga kriza e migrantëve do të kërkojnë angazhim dhe fokusim më të madh nga ana e institucioneve Evropiane dhe vendeve anëtare, por e gjithë kjo nuk duhet të ndikojë në procesin e zgjerimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ademi iu referua edhe marrëdhënieve bilaterale si segment i rëndësishëm në procesin e aderimit, si dhe bashkëpunimit rajonal e cila gjithashtu është e rëndësisë së veçantë për vendet të cilat janë në procesin e aderimit duke theksuar se Republika e Maqedonisë gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e hapur për ndërtimin dhe thellimin si të marrëdhënieve me vendet fqinje ashtu edhe me vendet e rajonit.
Në prezantimin e prioriteteve të kryesimit të Sllovakisë me BE-në Zëvendëskryeministri Ademi edhe një herë potencoi konstatimin e përsëritur disa herë deri më tani se procesi i zgjerimit nuk do të përfundojë pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në veçanti për Maqedonisë sepse nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit të plotë euro-atlantik.