Lajme
01.7.2016 09:11
Në kuadër të vizitës së punës në Varshavë, Sekretari shtetëror Ana Blazheska realizoi takim me nënsekretarin shtetëror të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Poloni, z.Pauel Horanzhi. Forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve administrative përmes përdorimit të drejtë të fondeve aderimuese dhe strukturore ka qenë tema kryesore e diskutimit gjatë takimit. Ndër të tjera është theksuar se egzistojnë më shumë mënyra të shkëmbimit dhe ndarjes së përvojave ku punohet me përkushtim dhe u shpreh dëshira e ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin e mëtejshëm.
Për më tepër, si rezultat i Memorandumit për Bashkëpunim i cili në kuadër të vizitës në Varshavë u nënshkruanga SSH Ana Blazheska me zëvendësrektorin e Kolegjit Evropian në Natolin, Znj Eva Osniecka Tameska, u hap një mundësi për bursa për një numër të caktuar nxënësish të cilët do vendosnin të studionin në këtë universitet. Gjatë bisedave, u rdakorduan për studentët e këtij universiteti,takimin e radhës studimor të realizohet në Maqedoni, si hap i parë drejt intensifikimit të bashkëpunimit.
Sekretari i Shtetëror Ana Blazheska gjatë vizitës sësaj poashtu kryesoi një delegacion prej 15 administratorë publik nga parlamenti i Republikës së Maqedonisë , SZ, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administrata, Sekretariati gjeneral dhe Sekretariati për çështje evropiane ,të cilët janë në vizitë studimore në më shumë institucione në kuadër të TUINING projektit dhe poashtu realizoi disa takime bilaterale.