Lajme
27.6.2016 13:13
Sot me 27.06.2016 në hapësirat e BE Info Qendrës u realizua ceremonia me rastin e marrjes së kryesisë së grupit të Vishegradit të Republikës së Polonisë ku fjalën e tij kishte edhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Arbër Ademi.
Zëvendëskryeministri Ademi uroi Republikën e Polonisë për marrjen e kryesisë së grupit të Vishegradit duke ju dëshiruar realizim të suksesshëm në programet dhe qëllimet gjatë vitit.
Vendet e grupit të Vishegradit janë shembuj të mirë për bashkëpunim të cilat mund të merren në rastet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti nëse marrim parasysh se ne ndajmë vizion të njëjtë të jemi anëtarë të BE’’ –së theksoi Ademi dhe falënderoi për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të fuqishëm të grupit të Vishegradit në procesin eurointegrues të vendit.