Lajme
22.6.2016 15:48
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi bashkë me ambasadoren gjermane SH.S. z-nja Kristine Althauzer morën pjesë në ceremoninë përfundimit të projektit të suksesshëm të implementuar “Mbështetje për Sekretariatin për Çështje Evropiane’’ nga ana e shoqërisë Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.
Në fjalimin e tij Zëvendëskryeministri Ademi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisëm, si dhe mbështetjes nga ana e qeverisë së Gjermanisë në implementimin e reformave të nevojshme për vazhdimin e rrugës euro–atlantike, i cili mbetet qëllimi ynë strategjik.
“Sekretariati për Çështje Evropiane si organ kryesor koordinues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, dy dekadat e fundit, rregullisht kishte mbështetjen nga Gjermania në procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë drejt BE-së dhe implementimin e reformave të nevojshme si për vendin ashtu edhe për qasjen e saj drejt familjes evropiane”, theksoi Ademi.
Ky projekt zgjati tre vite dhe gjatë implementimit të tij u realizuan më shume se 40 aktivitete, në të cilat mes punëtorive, trajnimeve dhe prezantimeve morën pjesë rreth 1600 veta, ndërkaq u publikuan sërë studime dhe publikime për nevojat e Sekretariatit dhe institucioneve tjera shtetërore.