Lajme
21.6.2016 16:08
Sot në Sekretariatin për Çështje evropiane u zhvillua takimi i Sekretares shtetërore për Çështje Evropiane, znj Ana Blazheska dhe delegacioni i nivelit të lartë nga Franca i udhëhequr nga ambasadorja franceze në Maqedoni, SH.S. Lorens Ouer, së bashku me zonjën Marie-Ren Fisher, këshilltare rajonale dhe nënkryetare e Agjencisë për promovimin e rajonit të Azasit.
Në takim u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe rajonit të Alzasit në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunim në fushat e turizmit, ekonomisë, konkurrencës, prodhimit dhe eksportit të verës dhe inovacione. Rajoni Alzas është rajoni i parë në Francë që ka shfrytëzuar mbështetjen e fondeve evropiane dhe ka fituar përvojë të madhe në këtë fushë të cilën përvojë mund ta ndajë me vendin tonë për avancimin e përdorimit të ndihmës evropiane.
Si pjesë e delegacionit, në takim mori pjesë ambasadorja e Francës në Maqedoni SH.S. Lorens Ouer, bashkë me drejtorin e Agjencisë për Promovimin e rajonit të Alzasit, z. Filip Shukrun, z. Zherar Steldel president i Unionit Ndërkombëtar i alzasianëve dhe drejtor i zyrës "Crédit Mutuel" në Gjermani, z. Zhak Shlef, president i Shoqatës Alzas-Maqedoni dhe z. Bertran Mije, Këshilltar SÇE.
Delegacioni i lartë Francez qëndroi në Maqedoni nga data 19 deri më datën 22 qershor 2016. Qëllimi i vizitës është promovimi I rajonit të Alzasit dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik.