Lajme
16.6.2016 15:08
Sot, 16.06.2016, u realizua Komiteti i njëmbëdhjetë Sektorial Monitorues për IPA Komponentën I - asistencë gjatë tranzicionit dhe përforcim institucional. Bashkë kryesues të takimit ishin Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje evropiane Dr. Arbër Ademi dhe z .David Kulen nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe negociata për zgjerim në Komisionin Evropian.
Në takim u diskutua për progresin në realizimin e projekteve në kuadër të kësaj komponente. Gjithashtu u mbajtën dhe takimet themeluese të Komitetit Sektorial Monitorues për sundimin e së drejtës dhe komiteti monitorues IPA në kuadër të IPA 2. Këto dy takime u kryesuan nga Sekretari Shtetëror në Sekretariatin për Çështjet Evropiane Z-nj. Ana Blazheska dhe z.David Kulen.
Korniza për takime që u vendos sot do të implementohet në vitet e ardhshme dhe do të sigurojë mbështetje për procesin e vendimmarrjes për shfrytëzim efikas dhe efektiv të fondeve evropiane në Republikën e Maqedonisë.