Lajme
13.11.2024 07:50
Ministri Orhan Murtezani sot realizoi takim me drejtoreshën e CEF (Center of Exellence) nga Sllovenia, Jana Rapanshek. Në takim u diskutua për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe lidhjes së ndërsjellë me projekte raljonale të përputhshme (kompatibile).
Ministri Murtezani shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm si dhe ndihmën e CEF-it me ekspertë dhe theksoi nevojën për fokusim në Agjendën reformuese dhe zbatimin efikas të saj.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që CEF-i , si platformë solide për bashkëpunimin rajonal, së bashku në bashkëpunim me Ministrinë për Çështje Evropiane, do ta thellojnë bashkëpunimin në drejtim të shkëmbimit të përvojave në nivel rajonal me qëllim të integrimit të suksesshëm evropian përmes zbatimit të reformave të nevojshme.