Lajme
15.12.2022 03:36
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane sot mbajti takim me Kilijan Val, shef i sapoemëruar i Misionit të OSBE-së në Shkup, në të cilën biseduan për reformat prioritare, të rëndësishme për procesin euro-integrues të vendit dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.
-Kontributi i Misionit të OSBE-së është progres kyç reformues dhe përafrimi drejt Bashkimit Evropian, në veçanti për demokratizimin e Maqedonisë së Veriut. Përmes projekteve të ndryshme të cilët dukshëm kontribuojnë në procesin e integrimit evropian, OSBE ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit tonë dhe besoj që do të vazhdojmë me bashkëpunim të shkëlqyer edhe në të ardhmen, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ambasadori Val përshëndeti progresin e shënuar në Raport dhe shprehu besim se Misioni do të vazhdojë të bëjë gjithçka është e mundur për ti mbështet përpjekjet reformuese të vendit.
Në takim u potencua se Misioni i OSBE-së si deri më tani do të vazhdojë ta mbështes zbatimin e reformave, që do të kontribuojë të përshpejtohet integrimi dhe të arrijnë qëllimet tona të vendosura, anëtarësimi në BE deri në vitin 2030.
Zëvendëskryeministri dhe negociatori kryesor me BE-në, Mariçiq, potencoi se periudhën e ardhshme Qeveria do të fokusohet në reformat prioritare nga Klasteri 1, “Të drejtat fondamentale”, në veçanti në sundimin e së drejtës dhe sferat lidhur me qeverisjen e mirë dhe të drejtat e njeriut, në të cilat OSBE ka roj të rëndësishëm dhe kontribut për progresin e të njëjtëve.