Lajme
07.12.2022 10:33
Zëvendëskryetari Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot së bashku me Kryetarin Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, dhe Ministren për Kulturë, Bisera Kostadinovska – Stojçevska, mbajti takim me Ministren Federale për BE dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karolin Edshtadler, në kuadër të vizitës së punës në Austri.
Në takim nga ana e Edshtadler u konfirmua mbështetja që në vazhdimësi Republika e Austrisë ia jep Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane si dhe në zbatimin e agjendës reformuese.
-Austria është vend e cila njeh orientimin e vërtetë dhe të padyshimtë të Maqedonisë së Veriut drejt vlerave dhe idealeve euro-atlantike, ndërkaq detyra jonë mbetet që në periudhën e ardhshme ta mbajmë vendin në rrugën evropiane dhe në mënyrë të përshpejtuar të punojmë në arritjen e këti qëllimi të rëndësishëm, që do të sjellë për sigurinë dhe prosperitetin e vendeve të rajonit në përgjithësi, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.
Përfaqësuesit qeveritar në takim ndanë qëndrimin me ministren Federale të Austrisë për BE se Bashkimi Evropian nuk është i plotë deri sa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e saj.
-Ministrja Federale për BE dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler me ne ndan vizionin dhe qëllimin e njëjtë: Maqedonia e Veriut dhe rajoni duhet të jenë pjesë e BE-së sa më shpejtë, shkruan Mariçiq në Fejsbuk profilin e tij.
Kovaçevski dhe Edshtadler shprehën kënaqësi të ndërsjellë nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve që shprehet edhe në mbështetjen e padyshimtë të Austrisë për procesin euro-integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë kontekst nga ana e bashkëbiseduesve u konstatua se Maqedonia e Veriut është partner i qëndrueshëm i BE-së, e cila mundet me sukses të kontribuojë në zhvillimin e politikave më të rëndësishme evropiane dhe ka kapacitet që së bashku me BE-në të veprojë dhe t’ju përgjigjet sfidave me të cilat po ballafaqohet Evropa.
Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve të mira tradicionale mes dy vendeve, në sferën e kulturës, energjetikës dhe aktiviteteve reformuese lidhur me agjendën e gjelbër.
Austria është mes partnerëve tonë më të rëndësishëm me të cilën dy dekada e gjysmë jemi dëshmitar të bashkëpunimit të shkëlqyer me rezultate të arritura në zbatimin e shumë projekteve në sektorë, e rëndësisë së veçantë është zhvillimi i vendit, siç janë mbrojtja e ambientit jetësor, efikasiteti energjetik dhe hapja e vendeve të reja të punës, kumtojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.