Lajme
06.12.2022 12:34
Reforma e Administratës Publike dhe kapitulli 32 – Kontrolli financiar janë në agjendën e sotme të skriningut bilateral me Komisionin Evropian.
Procesi që po fillojmë me këtë takim bilateral mbi Reformën në Administratën Publike prezantohet për herë të parë, gjë që në vetvete nënkupton rëndësinë e kësaj fushe dhe thelbin që do të burojë nga konkluzionet dhe rekomandimet e vetë takimit.
Republika e Maqedonisë së Veriut është përkushtuar nda reformave në administratën publike, veçanërisht me themelimin e Grupit të veçantë për reformën e administratës publike në vitin 2010 me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Reforma e Administratës Publike paraqet një nga prioritetet kyçe, pjesë e kritereve të Kopenhagës dhe një parakusht i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.
Modernizimi dhe përmirësimi i shtetit dhe administratës publike janë vazhdimisht të rëndësishme dhe shihen si bazë e të gjithë sektorit publik nga i cili varen proceset dhe zhvillimi i një shoqërie demokratike.
Reformat për Kapitullin 32 - Kontrollin Financiar fokusohen në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies nëpërmjet vendosjes së kontrollit të brendshëm financiar publik efikas (KBFP) duke përfshirë parimin e llogaridhënies menaxheriale të decentralizuar, autoritetit të auditimit të jashtëm dhe të pavarur, si dhe mekanizmave efektiv për mbrojtjen e interesave fianciare të Bashkimit Evropian.
Delegacioni ynë përbëhet nga përfaqësues të institucioneve kyçe si Ministria e Financave, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Enti Shtetëror për Revizion, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Banka Kombëtare, Gjykata Administrative, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informatat me Karakter Publik, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.