Lajme
12.10.2022 03:45
Në agjendën intensive të skriningut shpjegues që vazhdon në Bruksel, në sesionin e pasdites vijuan prezantimet për Kapitullin 6 – Ligji mbi kompanitë, që paraqet një nga kapitujt më të rëndësishëm që rregullon tregun e vetëm të Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht promovon legjislacion transparent për kompanitë dhe pamundëson abuzimet në treg.
Tregu i vetëm i BE, përbëhet nga më shumë se 23 milionë entitete (kompani) dhe një treg potencial prej 445 milion konsumatorë.
Digjitalizimi i shërbimeve mbetet një prioritet për BE, prandaj Bashkimi Evropian ka vënë në funksion BRIS – Regjistrin e biznesit për interkonekcion të kompanive që siguron qasje në informata për kompanitë e BE dhe përmes kësaj platforme elektronike kompanitë munden edhe të komunikojnë mes vete në mënyrë të shpejt dhe të sigurt.
Maqedonia e Veriut ka realizuar një sërë reformash, me fokus të veçantë inkurajimin e efikasitetit dhe konkurrencës, promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar mes kompanive, si dhe harmonizimin e ligjit për kompanitë tregtare dhe udhëheqjes korporatave konform direktivave dhe rregullativave të Bashkimit Evropian.
Ministria e Financave ka përgatitur ligj të ri për auditim, që është harmonizuar me direktivat dhe rregullativat e Bashkimit Evropian dhe I njëjti do të miratohet së shpejti në procedure parlamentare.
Ligji i ri për shërbime të kontabilitetit financiar i miratuar në gusht të vitit 2022 që është plotësisht I harmonizuar dhe I përshtatur me direktivat e BE.