Lajme
02.9.2022 08:26
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me Ministren serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq, pas takimit të mbajtur bilateral, dhënë deklarata në të cilën njoftuan se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të intensifikohet në pjesën e procesit euro-integrues, në prag të fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe përmes projektit të mbështetur nga fondet evropiane.
-Me kënaqësi pranova idenë e koleges serbe Joksimoviq, të bëjmë Memorandum për bashkëpunim në pjesë e euro-integrimeve, të rindërtohet në kontekstin e metodologjisë së re, në këtë moment në fillim të negociatave për ne do të jetë e dobishme për dy vendet, sepse nëse punojmë së bashku do të mund të përparojmë më shpejtë dhe të kemi rezultate më të mira për qytetarët tanë, deklaroi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Joksimoviq deklaroi se në periudhën e ardhshme do të intensifikohen konsultimet me Maqedoninë e Veriut në sferën e integrimeve evropiane, sepse siç deklaroi transferimi i përvojave dhe çfarë do qoftë ndihmese në pjesën e negociatave është në interes të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe në interes të përshpejtimit të reformave dhe progresi i qytetarëve të të dy vendeve.
Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se Maqedonia e Veriut dhe Serbia treguan shumë në reforma dhe zgjidhjen çështjeve të vështira, dhe se kjo i bën dy vendet partner të qëndrueshëm të Bashkimit Evropian, duke shtuar se pret vendet e rajonit të jenë të përfshirë në zgjidhjen e krizave të tanishëm dhe të ardhshme lidhur me furnizimin e energjisë, me furnizimin e ushqimit dhe energjisë elektrike.
Mariçiq dhe Joksimoviç konstatuan se bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë më intensivisht, si fqinj, janë në interes të prosperitetit ekonomik, zvogëlimi i pasojave që i ka kjo periudhë e vështirë.
- Ne diskutuam edhe për projekte të shumta të financuar nga BE-ja në kuadër t[ Planit Investues Evropian për Ballkanin Perëndimor, për interkonektorin e gazit mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që aktualisht është e rëndësisë së veçantë për qytetarët, tha Ministrja Joksimoviq.
Në takim u diskutua edhe rëndësia e fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, sfidat me të cilat mund të ballafaqohet vendi në këtë proces, për mbështetjen dhe shkëmbimin e përvojave që i ka Serbia, si vend që negocion 8 vjet, dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal në prag të dimrit që vjen dhe veprimi i përbashkët kundër pasojave nga kriza energjetik dhe të sigurisë.
Zëvendëskryeministri Mariçiq këtë takim e realizoi në kuadër të vizitës së tij në Panairin e parë Ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm, “Vizioni i verës të Ballkanit të Hapur” në Beograd, i cili u mbajt nga 1 – 4 shtator.