Lajme
01.9.2022 09:44
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim bilateral me Ministren serbe për euro-integrime, Jadranka Joksimoviq, në kuadër të vizitës së Panairit të parë ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm “Vizioni i Verës të Ballkanit të Hapur” në Beograd.
Në takim u diskutua për rëndësinë e fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, sfidat me të cilat vendi mund të ballafaqohet në këtë proces, për mbështetje dhe shkëmbim të përvojave që i ka Serbia, si vend e cila negocion tani më 8 vite, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal në prag të dimrit që vjen dhe veprimi i përbashkët kundër pasojave nga kriza energjetike dhe të sigurisë.
-Kemi qëllim të qartë edhe krahas të gjitha sfidave me të cilat ballafaqohemi, arritëm ta mbajmë qartë rrugën e integrimeve evropiane. Jemi të përkushtuar në rrugën evropiane dhe më të përgjegjshëm vazhdojmë me procesin reformues për afrim më të shpejtë drejt anëtarësimit në BE, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke theksuar se bashkëpunimi i ardhshëm mund të iniciojë propozime të reja, të cilët duhet bashkërisht të dalin para Bashkimit Evropian.
Ministrja Joksimoviq u uroji Zëvendëskryeministrit Mariçiq, në emrin e saj personal por edhe në emër të Qeverisë së Serbisë, sepse e dimë çfarë pengesash kanë. Kërkesa politike dhe kërkesa tjera të cilët në asnjë mënyrë nuk e lehtësuan procesin, por vështirësuan dhe e zgjatën, tha Joksimoviq.
Joksimoviq Zëvendëskryeministrit Mariçiq i ofroi ndihmë në procesin euro-integrues, sepse Serbia ka përvojë praktike në negociata me BE-në dhe është vendi i parë që filloi të hap Klastere sipas metodologjisë së re, me struktura dhe rregulla të reja për negociata, dhe sa më shpejtë të jetë e mundur zyrtarizmi i atij bashkëpunimi përmes nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim në pjesën e euro-integrimeve.