Lajme
01.9.2022 06:26
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mori pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar ““Vizioni i Verës së Ballkanit të Hapur” në Beograd.
-Ballkani është i hapur për bashkëpunim, progres dhe ndërtim i miqësive të reja që sigurojnë prosperitet për qytetarët dhe çojnë drejt Bashkimit Evropian, dërgoi porosi në fejsbuk profilin e tij Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Autenticiteti i produkteve tona të prodhuara nga bujqit maqedonas, të paraqitura në këtë panair, pasqyrojnë traditën dhe kulturën tonë, mendon Mariçiq.
Sipas tij produktet maqedonase për arsye të njohurisë dhe veçantisë, i bën konkurruese dhe të kërkuara jo vetëm në tregun rajonal po edhe në atë botëror.
Mariçiq shton se Qeveria do të vazhdojë në mënyrë shtesë të jep mbështetje për ekonominë përmes hapjes së mundësive të reja për integrimin e tregut maqedonas në Evropë.
Eksporti, blerja, plasmanët e reja të tregjeve në rajon dhe Evropë të ushqimit dhe verës maqedonase mbështeten përmes programit IPARD që në mënyrë të drejtpërdrejtë kontribuon për përmirësimin e efikasitetit të tregut dhe për përafrimin e standardeve të BE-së në sektorin bujqësor dhe ushqimor, si dhe për zhvillimin e ekonomisë në mjediset rurale, njëkohësisht duke kontribuuar për përforcimin e ekonomisë vendase.
-Në periudhën 2014-2020 përmes programit IPARD II u siguruan 60 milion euro, prej të cilëve gjysmëvjetorin e parë të vitit u paguan thuajse 50% e shumës së përgjithshme. Deri në fund të vitit 2023, respektivisht nga mbyllja e IPARD II, presim që kjo normë dukshëm të rritet, duke pasur parasysh se marrëveshjet me shfrytëzuesit potencial janë lidhur për shumën e përgjithshme të Programit.
Mbështetje për sektorin bujqësor dhe ushqimor dhe ekonomisë për mjediset rurale do të vazhdojë edhe në periudhë të vitit 2021 – 2027, përmes IPARD III, buxheti i të cilit është 97 milion euro, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Në panairin në Beograd nga Maqedonia e Veriut morën pjesë 42 kantina të verës dhe 3 destileri të cilët do të paraqiten me më shumë se 300 lloje verëra dhe raki të ndryshme, si dhe më shumë se 10 prodhues ushqimesh nga Maqedonia e Veriut të cilët do ta prezantojnë kuzhinën autentike maqedonase.
Oferta turistike maqedonase gjithashtu e prezantuar përmes Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit dhe është e fokusuar në turizmin maqedonas etno-gastro (turizëm i bazuar në verë dhe ushqim) parqe nacionale, liqenet natyrale dhe artificiale, zonat e mbrojtura nga UNESKO, turizmi rural dhe turizmi.