Lajme
31.8.2022 02:39
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte takim me deputetin dhe Kryetar Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Mihael Roth, në prani të Ambasadores gjermane SH.S. Anke Holshtajn dhe Sekretares Shtetërore të SÇE-së, Drita Abdiu-Halili, në të cilën biseduan për fazën e ardhshme të procesit euro-integrues dhe rëndësinë e zhvillimit të procesit të skriningut pa pengesa.
-Me të vërtet gëzohem që sot për vizitë jeni në Maqedoninë e Veriut, vend që i filloi negociatat për anëtarësim të plotë me BE-në, në suksesin tonë qëndron edhe angazhimi Juaj personal, si dhe përpjekjet dhe mbështetja parimore nga Qeveria Juaj për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq në fillim të takimit.
Zëvendëskryeministri Mariçiq informoi Roth për hapat që vendi i merr pas pranimit të propozimit francez, si dhe pëer ndryshimin e ardhshëm të Kushtetutës. Zëvendëskryeministri Mariçiq me deputetin Roth u dakorduan se në procesin e ndryshimeve kushtetuese është e nevojshme që partitë politike të qëndrojnë pranë interesit shtetëror, me qëllim që procesi i negociatave të zhvillohet pa pengesa.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim brifoi Roth edhe për procesin e përgatitjeve të skriningut, i cili fillon me 15 shtator, si dhe strukturën e rishikuar negociuese e cila do të miratohet javën e ardhshme, duke potencuar se institucionet pas takimeve koordinuese n mënyrë intensive përgatiten për fazën e ardhshme të euro-integrimeve, dhe aji është skriningu.
Mariçiq dhe Roth konfirmuan se duke e shikuar perspektivën e sotme, kur Evropa dhe bota ballafaqohen me sfida të reja, vlerësohet çdo përpjekje e bërë në drejtim të afrimit të vendit drejt BE-së dhe anëtarësim të plotë të Maqedonisë së Veriut në Union.
Bashkimi Evropian nuk është vetëm projekt politik, është edhe paqësor, konfirmuan Mariçiq dhe Roth në takim. Roth shtoi se Maqedonia e Veriut bëri shumë në përmbushjen e kritereve evropiane dhe kështu të gatshëm kemi bazë të mirë, me dinamikë të mirë do ti vazhdojmë negociatat, kurse mbështetjen nga Republika Federale e Gjermanisë do ta kemi për përshpejtimin e reformave dhe harmonizimin e standardeve të BE-së, që më shpejtë të përgatitemi dhe të bëhemi vend anëtar i Bashkimit Evropian.
Në kuadër të vizitës në Maqedoninë e Veriut, deputeti i Bundestagut gjerman, Mihael Roth i cili gjithashtu është edhe Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun Gjerman ka takime edhe me Kryetarin Stevo Pendarovski, folësin e Kuvendit Talat Xhaferi, me Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, si dhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Antonio Miloshoski.