Lajme
30.8.2022 12:13
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte takim lamtumirës me Ambasadorin e OSBE-së në vend, Klemens Koja.
-Mirënjohje të madhe për angazhimin e plotë dhe përkushtimin personal gjatë mandatit të Ambasadorit në OSBE-së, SH.T. Klemens Koja. Përpjekjet e juaja dhe aktivitetet e realizuara në këtë periudhë do të mbeten të ngulitur në zbatimin e suksesshëm të proceseve reformuese demokratike dhe evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke i uruar sukses Koja-s në angazhimin e tij të mëtejmë.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim theksoi se realizimi i qëllimeve programore të Misionit të OSBE-së në vend kontribuoi dukshëm në përmbushjen e qëllimeve strategjike nacionale – anëtarësim në BE dhe NATO, kurse do të mbetet i përfshirë dhe të jep mbështetje të fuqishme eksperte në proceset e reformave. Sipas Mariçiq, vazhdimi i mbështetjes nga ana e OSBE-së do të jetë në dobi të madhe për institucionet veçanërisht në këtë periudhë kur vendi fillon me procesin e skriningut, njëkohësisht përgatitet edhe për kryesimin me OSBE-në në vitin 2023.