Lajme
30.8.2022 11:16
Sekretarja shtetërore për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili me 29. – 30.08.2022 mori pjesë në konferencën Ditët ndërkombëtare të ekspertëve teknik e cila u mbajt në Paris, Francë.
Në fjalën e saj në Konferencë, Abdiu- Halili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të deritanishëm me Republikën e Francës, para se gjithash në fushën e trajnimit të administratës shtetërore përmes shkëmbimit të përvojave nga ana e administratës franceze, që vazhdon më shumë se dy dekada.
-Bashkëpunimi me R. e Francës në masë më të madhe dekadat e kaluara lidhet me përforcimin e kapaciteteve administrative të administratës tonë dhe investime në kapitalin njerëzor përmes përcjelljes së përvojës franceze dhe modelit të funksionimit të administratës franceze, nën shenjën e BE-së dhe në dritën e zhvillimeve aktuale në Evropë dhe mbarë botën, tha Abdiu Halili.
Sipas saj, mbështetja franceze fuqishëm është e vendosur në modernizimin dhe trajnimin e administratës dhe siç potencoi ajo në fjalën e saj, baza e këtij bashkëpunimi ishte vendosur përmes Marrëveshjes së parë në kulturë, arsim, shkencë dhe bashkëpunim teknik, i cili u nënshkrua në 29 janar në vitin 1998 mes qeverive të të dy vendeve, kurse hyri në fuqi me 1 janar në vitin 1999 dhe është bazë për zhvillimin e programit shumëvjeçar i emëruar si “Formacion Administratif Superior” – Trajnim i avancuar administrativ. Në kuadër të Trajnimit të avancuar administrativ përmes tre marrëveshjeve u trajnuan gjithsej 10 gjenerata të nëpunësve shtetëror. Nga viti 2010, Sekretariati për Çështje Evropiane është shfrytëzues i angazhimeve për marrjen e ekspertizës, me atë që disa vite është edhe nikoqir i një eksperti francez i cili punon me Sekretariatin, Ministritë tjera dhe agjencitë në tema lidhur me BE-në, që është relevante për procesin tonë dhe harmonizim me BE-në, theksoi Abdiu – Halili.
Sekretarja Shtetërore për Çështje Evropiane shprehu pritshmëri për vazhdim të suksesshëm të bashkëpunimit me Francën, në veçanti në këtë periudhë të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, kur është i domosdoshëm përforcimi i kapacitetit të administratës për udhëheqjen e procesit negociues.