Lajme
28.8.2022 08:29
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, thotë se falë mbështetjes së vazhdueshme nga fondet evropiane, të cilën e marrin bujqit, verërat dhe ushqimi maqedonas, kanë vulën e tyre të dallueshme dhe janë të njohur jo vetëm në Ballkan, por edhe nëpër mbarë botën.
-Komisioni Evropian tani më miratoi programin për IPARD 3 të cilën janë shpërndarë 97 milion euro mjete evropiane që do të shfrytëzohen për mbështetje të investimeve në mekanizmin e ri bujqësor, ndërtim i fermave të blegtorisë dhe shpendëve, venëtari, qumështore, thertore, investime në turizmin rural, mbështetje për biznese të vogla në mjedise rurale dhe përmirësim të infrastrukturës rurale, shkruan në Fejsbuk profilin e tij Zëvendëskryeministri dhe koordinuesi Nacional i IPA-s Mariçiq.
Në prag të mbajtjes së Panairit për verë, ushqim dhe turizëm, në kuadër të “Ballkanit të Hapur” nga 1 deri 4 shtator në Beograd, ku do të mund të shijohen verërat dhe ushqimet autentike maqedonase, Zëvendëskryeministri Mariçiq thotë se vera është produkti jonë më i rëndësishëm strategjik dhe më i eksportuar në Bashkimin Evropian, që është partner i rëndësishëm në tregtinë me produktet bujqësore dhe ushqimore të Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryeministri Mariçiq i numëroi përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, në sferën e verës dhe ushqimit, dhe që do të ju mundësojë aderimin në Union të bujqve maqedonas.
“Me anëtarësim në Bashkimin Evropian, në sferën e verës dhe ushqimit, do të mundësoj:
Bujqit maqedonas të kenë qasje të lirë në tregun e përbashkët të BE-së.
Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Zënës Ekonomike Evropiane dhe i tregut të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së, me çka hapen mundësi të reja për prodhuesit maqedonas.
Ti regjistrojmë dhe ti mbrojmë prodhimet bujqësore, të cilët tani më janë të regjistruar dhe të mbrojtur me shenja nacionale të origjinës, origjina gjeografike ose specialitet i garantuar tradicional.
Qasje deri të pjesa e rëndësishme të fondeve të BE-së, të cilët do të jenë në dispozicion për financimin e zhvillimit rural me të cilët bujqit maqedonas do të kenë mundësi për modernizim më të lehtë të bujqësisë dhe prodhimtarisë për më shumë produkte me cilësi më të lartë dhe më konkurruese.
Treg i hapur për ushqimin e prodhuar maqedonas.
Cilësi i përmirësuar dhe higjienë të ushqimin, 100% të sigurt dhe konkurruese në tregun evropian”, qëndron në fejsbuk statusin e Zëvendëskryeministrit Mariçiq.