Lajme
06.4.2022 03:02
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu.
Bashkëpunimi rajonal në kontekst të ardhmërisë evropiane të vendeve të rajonit, me theks të veçantë në progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizimi i reformave evropiane dhe përafrimi i vendit drejt standardeve evropiane në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Union, ishin mes temave të cilat Mariçiq dhe Bregu i hapën në takim.
-Bashkëpunimi i mirë dhe i vazhdueshëm dhe rajonal është i rëndësishëm për ne dhe për sigurinë tonë. Për këtë arsye nevojitet sinergji dhe projekte të përbashkëta në të cilat do të punojmë bashkërisht si partner në përmbushjen e detyrimeve tona në rrugën drejt BE-së, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në këtë drejtim, të dytë u dakorduan se është koha që ti shohin frytet e punës së përkushtuar dhe përpjekjeve të deritanishëmtë Qeverisë për zgjidhjen e çështjeve serioze përmes dialogut miqësor, që dhanë kontribut të madh në përforcimin e stabilitetit të rajonit. Mariçiq dhe Bregu potencuan se ardhmëria e rajonit është në BE dhe çdo vonesë e fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para se gjithash zvogëlon besimin e qytetarëve.
Sekretarja e përgjithshme Bregu theksoi se të gjitha aktivitetet e Këshillit janë kahësuar drejt prosperitetit të rajonit përmes ndërlidhjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit të përforcuar, edhe krahas dozës së pasigurisë së shkaktuar nga konflikti ushtarak në Ukrainë në mënyrë të përkushtuar vazhdojnë të punojnë drejt realizimit të qëllimeve rajonale.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Sekretarja e Përgjithshme Bregu i shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit mes projekte të reja konkrete me Këshillin Rajonal për Bashkëpunim, në përputhje me prioritetet e planifikuara në këtë periudhë për realizimin e reformave evropiane.