Lajme
06.4.2022 11:38
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot u takua me Filipe Donkel, ambasador jo-rezident i Dukatit të madh të Luksemburgut për vendin, i shoqëruar nga Petar Arsovski, konsulli i nderit të Luksemburgut në vendin tonë.
Në takimin e shkëlqyer konstruktiv Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Ambasadori Donkel diskutuan për më shumë tema aktuale, me fokus në procesin tonë euro-integrues.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se vendi ynë i ruan vlerat evropiane dhe se është partner i besueshëm i Bashkimit Evropian, që tani më edhe dëshmuam se mundemi me sukses të kontribuojmë në zhvillimin e politikave më të rëndësishme evropiane dhe me veprim të sinkronizuar me Unionin t’ju përgjigjemi krizave të ndryshme me të cilat ballafaqohemi.
-Dy vendet miqësore kemi marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyera bilaterale, për çka me ambasadorin Filipe Donkel shqyrtuam edhe mundësitë e intensifikimit të tyre dhe avancimin në të gjitha nivelet, në veçanti në pjesën e mbështetjes së realizimit të agjendës reformuese evropiane, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Së bashku konstatuan se fillimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është në funksion të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe se tani është momenti për te.
Në takim gjithashtu u potencua edhe progresi i dukshëm në zbatimin e reformave, që u konstatua edhe nga ana e Luksemburgut si dhe nga ana e vendeve-anëtare, duke rënë dakord se duhet të respektohet dhe të valorizohet me hapjen e negociatave me BE-në.